Arditi i Postës i jep ELEKTROSEK 420 MLN pa konkurrencë
Ardit Demiri është drejtuesi aktual i Postës Shqiptare. Ashtu si pararadhësit e tij, Demiri nuk ka patur turp që të vazhdojë përsëri abuzimin me tenderat që organizon ky institucion. Në pah ka dalë një njohje e vjetër e Postës Shqiptare, kompania ELEKTROSEK e cila për habi fiton thuajse të gjithe tenderat e këtij insitucioni për kamerat e sigurisë dhe të ngjashme.

Në rastin konkret kjo kompani ka marrë edhe 420 milionë lekë të tjera nga Posta Shqiptare pa konkurrencë. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-87360-11-13-2023 dhe me fond limit 35,329,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 423 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Objekti i këtij tenderi është “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të integruara të sigurisë (sisteme CCTV, alarmi, GPS/GPRS, sisteme vëzhgimi auto) dhe platformës së monitorimit të Posta Shqiptare sh.a”.

Nëse shohim “letrat” e kësaj procedure vëmë re se ka marrë pjesë vetëm kompania ELEKTROSEK nw pronwsi tw Ilir Mane, e cila ka fituar edhe tenderin. Oferta e saj është në vlerën 34,966,666 lekë të reja pa TVSH ose gati 420 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Nëse krahasojmë këtë shifër me fondin limit të tenderit, shikohet se është thuajse sa 100% e tij. Pra Ardit Demiri nuk është lodhur fare që të paktën të sajojë ndonjë garë fiktive sa për të thënë, por nuk e ka vrarë aspak mendjen dhe e ka lënë tenderin që të duket tepër i dyshimtë ashtu siç edhe është në të vërtetë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



