Argjentina fiton mes spektaklit “Finalissiman”
Superfinalja ndërkotinentale “Finalissima” u rikthye në skenë, pas herës së fundit në vitin 1993, kur ishte pikërisht Argjentina që e fitonte atë, por edhe mbrëmjen e sotme në Londër, në “Uembli”, bardhekaltërit ishin ata që vendosën diktatin në fushë, duke triumfuar me rezultatin 3-0, në një ndeshje të dominuar totalisht nga kombëtarja e Skalonit.
Lautaro Martinez ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 28-të, teksa Di Maria dhe Dibala vulosën këtë fitore mëse të merituar të argjentinasve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



