E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arian Çani  për Ramën : “Ai vdes pas kazanit, hiqi çdo gjë, por vetëm kazanin jo”.
Publik News

Arian Çani për Ramën : “Ai vdes pas kazanit, hiqi çdo gjë, por vetëm kazanin jo”.

Gazetari Arian Çani në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 ka treguar prapaskenat e intervistës me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Duke folur për pjesëmarrjen, Çani tha se nuk e priste që Rama t’i shkonte në studio pas gjithë gjërave që kishte thënë për të, por shtoi se ai ishte komplet i painformuar për pyetjet.

Si pranoi të vinte tek ty?

Strategjistët e tij të huaj dhe të vendit ndoshta, kam përshtypjen se i kanë thënë shko në çdo studio armike. Nuk erdhi tek unë përpara, ka shkuar edhe tek të tjerë, do vinte edhe tek unë…

7 vite janë shumë?

Ka shkuar gjithandej, pse të mos vinte edhe këtu

Ti si e prite?

Kisha 7 vjet pa e takuar, vetëm njëherë i dhashë dorën në një pritje tek Pallati i Brigadave isha i ftohtë. Mund të kishte vendosur të mos vinte, por e vlerësoj si xhest kalorsiak atë që bëri. Ai nuk dinte asgjë për çfarë do e pyesja. Ndërsa duke komentuar deklaratat e Ramës për “kazanin mediatik”, Çani shtoi se “ai vdes pas kazanit, hiqi çdo gjë, por vetëm kazanin jo”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.