E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arian Çani telefonon Gaz Demin Live në emision, e pyet për Finon…
Lajme

Arian Çani telefonon Gaz Demin Live në emision, e pyet për Finon…

Arian Çani ka telefonuar, presidentin e klubit të futbollit “Partizani”, live ne emisionin “Zonë e Lirë”. Çani e ka pyetur presidentin Demi, se përse ai nuk e ka propozuar Bashkim Finon për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke qenë se ata janë miq me njëri tjetrin.

Arian Çani: Jam me Shakohoxhën dhe me Fation Shehun.

Gaz Demi: Pse ke filluar dhe ti me sportin?

Arian Çani: Kandidon Duka dhe Fino. Kush kap federatën. Pyetja ime është kjo, si shpjegohet Gaz Demi, mik i Finos dhe nuk e propozon?

Gaz Demi: Je bërë merak për këtë? Që ta kuptojë dhe Shako, do e kisha fat ta propozoja Bashkimin, do ishte nder. Duhet të kuptosh çfarë është federata, pastaj të bësh emision. Fino dhe Duka kanë një votë, nëse brenda do ketë njeri me integritet, vota e Finos do jetë e njëjtë me votën e Dhori Sollakut që kemi propozuar. Kam të drejtë të propozojë vetëm një person.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.