E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arian Çani:Pse Rama mund të kalojë vendin në monarki?
Lajme

Arian Çani:Pse Rama mund të kalojë vendin në monarki?

Gazetari Arian Çani shfaqi shqetësimin lidhur me mungesën e reagimit nga ana e popullit, teksa u shpreh në një emision televiziv se revolucionet duhet të bëhen nga masat dhe jo partitë. Gazetari tha se problemi është se opozita nuk është në një linjë me popullin, pasi ky nga ky i fundit nuk ka reagim për vjedhjet apo korrupsionin në vend.

Çani shtoi se me politikën që po ndjes Rama, nuk është çudi që vendi të kalojë në sistem monarkie, pra në një vend pa opozitë.

“Ai, nuk e di pse po vonon, por mund të kalonte në një sistem krejt tjetër, në një lloj monarkie de fakto ku mos të kishte nevojë fare për opozitën”, tha ai. Opozita në këto momente, prej vitesh nuk arrin dot të jetë në një frekuencë me popullin, me turmat e mëdha të njerëzve. Një revolucion i thirrur nga një parti, unë personalisht nuk besoj, kushdo qoftë ky. Arsyet mund të jenë të shumta.

Në një vend ku njerëzit abuzohen me xhepat e tyre pafund, ku faktet janë në dritë të diellit dhe njerëzit janë indiferentë, do të thotë që njerëzit kanë gjetur mënyra të tjera për të jetuar. Po t’u bënte përshtypje do ishin në rrugë”, tha gazetari Arian Çani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.