E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arian Ndoja thyen rekordin e preferencialeve në Durrës, siguron mbi 8 mijë vota
Lajme

Arian Ndoja thyen rekordin e preferencialeve në Durrës, siguron mbi 8 mijë vota

Arian Ndoja, kandidati i koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka arritur një rezultat të spikatur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke marrë 8133 vota preferenciale në qarkun e Durrësit.

Ky rezultat e vendos atë përpara Igli Carës, kandidatit më të votuar të PD-së në zgjedhjet e vitit 2021, i cili kishte grumbulluar 6,952 vota.

Ndoja, i cili këtë herë garon në një listë të hapur, ka thyer kështu rekordin e mëparshëm të preferencave për një kandidat të djathtë në këtë qark. Procesi i numërimit është ende në vijim, ndërsa nuk janë përfshirë ende votat e ardhura nga diaspora, të cilat pritet të kenë ndikim të mëtejshëm në renditjen përfundimtare të kandidatëve.

Nëse ky trend votash vazhdon dhe Ndoja mban pozicionin e parë në listën e hapur të PD-ASHM-së, ai pritet të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për legjislaturën e ardhshme. Ky është një moment kthese për të, pasi kandidimi në politikë përbën angazhimin e tij të parë publik pas largimit nga sistemi i drejtësisë.

Rezultati i Ndojës konsiderohet si një sukses i dukshëm personal dhe politik, duke dëshmuar mbështetjen e gjerë që ai ka fituar në qarkun e Durrësit. Ish-prokurori duket se ka fituar besimin e qytetarëve në një rol të ri dhe sfidues në jetën publike.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.