E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ariu i murrmë bie në çarkun e gjuetarëve të paligjshëm në pyjet e Mokrës
Lajme

Ariu i murrmë bie në çarkun e gjuetarëve të paligjshëm në pyjet e Mokrës

Një ari i murrmë ka rënë në një çark të ngritur në pyjet e Mokrës në Korçë.

🎥VIDEO🎥

Banorët e zonës kanë parë ariun dhe menjëherë kanë njoftuar ADZM pasi ariu është kapur në çark nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Disa specialistë të Zonave të Mbrojtura si edhe veterinerë janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë. Ende nuk dihet gjendja e ariut, porspecialistët thonë se ai mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim.

Ky rast i ariut të murrmë tregon se gjuetia e paligjshme vijon në pyjet shqiptare pasi edhe pak kohë më parë një shqiponjë u kap dhe u lidh me qëllim balsamosjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.