E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arjan Konomi shkon te varri i Hueyda El Saied
Publik News

Arjan Konomi shkon te varri i Hueyda El Saied

Arjan Konomi shkon te varri i Hueyda El Saied/ Poston videon prekëse me

Ndarja e papritur nga jeta e artistes së njohur Hueyda El Saied, trishtoi jo pak shqiptarët. Kjo për pozitivitetin që ka përcjellë me praninë e saj në ekran.

Ajo u nda nga jeta para kohe për shkak të një sëmundje të rëndë. Mesazhe të shumta u shkruan për të nga personazhe të njohur dhe jo vetëm.

Një prej tyre ishte edhe opinionisti Arjan Konomi, tashmë pjesë e programit “Përputhen” në Top Channel.

“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar,” shkroi ai në rrjetet sociale pas disa fotove me Hueyda-n.

Sot, Arjani ka udhëtuar drejt Luksemburgut, aty ku dhe artistja shqiptare me origjinë nga Sudani, u varros.

Por nuk ishte vetëm, ai postoi një video me vetë djalin e Hyeda-s, Gabrielin, i cili përshëndet me dorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.