E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arkitekti Maks Velo:Rama sepse  kuptova se ai të përdorte
Lajme

Arkitekti Maks Velo:Rama sepse kuptova se ai të përdorte

Arkitekti Maks Velo tha se vendosi të largohej nga kryeministri Rama sepse e kishte parë që ai të përdorte dhe se “do të thuash atë që do ai”.

I ftuar në studion e lajmeve në “RTV Ora”, i pyetur se përse nuk e dëgjon më kryeministri, Velo theksoi se “çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet”.

 

 

maks velo

Beti Njuma: Pse nuk ju dëgjon më kryeministri? Ju keni qenë një nga njerëzit e afërt të tij. Pse kjo metamorfozë në marrëdhënien tuaj?

Maks Velo: Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Toptani dy kate nuk funksionoi se ka super ngopje në dyqane dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. PO pse i bëjnë. Vjedhin ajrin. Ne Beti jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.