Arkiv magazine/Kolera e kuqe e komunizmit dhe Ing Orman Pojan
Per ata qe mendojnë ende se regjimi hoxhist “ka patur edhe te mira”. Per ata që u infektuan dhe vuajnë ende. Per ata që u gënjyen dhe nuk e shohin ende te vertetën. Per ata që qëndruan indiferent duke e pare krimin komunist. Për ata që u bënë pjesë e ingranazhit lirivrases, barbar e cnjerezor dhe nuk janë penduar ende. Për ata që nuk e dinë se c`ngjau ne kohën e kolerës së kuqe. Për të gjithë ne./Alfons Zeneli
Kurt Kola
“Ing Orman Pojan ishte arrestuar nga diktatura me akuzën spiun Grek .
Mbas shumë tentativash xhelatet e diktaturës nuk kishin mundur ta thyenin inxhinerin e talentuar të pranonte një akuzë që e fyente shumë pasi ai ishte nje patriot i madh .
Por, krimineli i regjur Nevazat Haznedari e therret një mesnatë në dhomën e torturave .
Orman mendonte se ishte fundi i tij , por kur futet në zyrën e famkeqit Haznedari shef te shoqen dhe vajzën e tij ulur në karrige .
Kater hetues rreth tij dhe dy polic afër gruas e vajzës .
Hetues Nevzati ju drejtua :”I pandehur, nëse nuk nënshkruan ata dy policët në prezencën tënde do përdorin gruan tënde .
Ne po dalim ju vazhdoni punën ju drejtua policëve…”
Orman Pojan u tmerrua nga ky fakt dhe bëriti “jooo ju lutem, lironi gruan dhe vajzën dhe sillni të firmos çfar të doni ju “.
E dënuan 25 vjet. Mbas disa muajsh që vuante burgun mori nga nëna e tij një letër ku e njoftonte për vdekjen e gruas , ndërsa vajza ndodhej në çmendinë.
Mbas 20 vjetësh doli nga burgu e në shtëpi gjeti nënën shumë të plakur dhe të vërbuar .
“Nga se vdiq gruaja dhe u çmend vajza”- pyeti nënën ?.
“Atë natë që i sollën në hetuesi i përdhunuan të dyja nënë e bijë“- i tha nëna.
Pas këtij lajmi të kobshëm, inxhineri shkoi në dhomën tjetër dhe u vetvra .”
” Ne Shqipërinë burg”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



