E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arlind Qorri i dyti në listën e Lëvizja Bashkë
Lajme

Arlind Qorri i dyti në listën e Lëvizja Bashkë

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka njoftuar se partia që drejton ka dorëzuar në KQZ listën me 186 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Qori theksoi në News24 tha se Lëvizja Bashkë nuk bën pazare me listën. Ai shtoi se vetë do të jetë i dyti në listën e Tiranës, pas pedagogut Redi Muçi.

Arlind Qori: Ne kemi dorëzuar listën për kandidatë për deputetë, pasi nuk bëjmë pazare. Kandidatët janë zgjedhur nga baza e partisë. Kemi mbledhur 5000 firma, se na duhen se s’jemi parti parlamentare. Unë kandidoj në qarkun e Tiranës, do jem i dyti, pas pedagogut ë Inxhinierisë, Redi Muçi. Janë 186 kandidatë për deputetë nga Lëvizja Bashkë, shumica janë intelektualë. Janë edhe përfaqësues të pensionistëve, që do të jenë kandidatë për deputetë, përfaqësues të studentëve, të bizneseve të vogla.

Në Durrës i pari do jetë Artan Kacani. Në Korçë kemi Petro Lubonja. Në Gjirokastër kemi Klevis Bejdaj. Kemi Gabriel Rakaj, në Kukës është Alban Metallari, në Dibër kemi Eljo Shyti, në Fier kemi Mirela Ruko, në Elbasan kemi pedagogun Oltion Fociro. Në Tiranë do jenë në listë Qani Shima, Bora Mema, Ilir Zoto do të jetë në Vlorë etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.