E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Armand Duka pas rizgjedhjes në krye të FSHF-së: Secili e ka një vërejtje për mua
Publik News

Armand Duka pas rizgjedhjes në krye të FSHF-së: Secili e ka një vërejtje për mua

 Vazhdoj të dëgjoj baltë, shpifje e ofendime

Presidenti i FSHF-së, Aarmand Duka ka falënderuar anëtarët e FSHF-së që e rizgjodhën në kreun e kësaj organizate pas votimeve të sotme. Por fjalimi i tij përshëndetës i drejtohej më shumë kritikave dhe akuzave që janë bërë ndaj tij për mënyrën se si ka drejtuar këtë institucion.

“Jam vërtet i emocionuar dhe në të njëjtën kohë i obliguar për këtë votëbesim nga ana juaj. Padyshim që secili nga ju, përveç votës e ka një vërejtje për mua. Por edhe ata që nuk janë në këtë sallë. Të gjitha këto vërejtje i kam dëgjuar dhe do vazhdoj t’i dëgjoj, do të mundohemi t’i korrigjojmë gjatë këtij katërvjeçari.

Ndërkohë, vazhdoj të dëgjoj baltë, shpifje e ofendime. Ju siguroj se do t’i shmang ato me sportivitet. Sot është një ditë e mbarë, do të dëshiroja që pas një periudhe të vështirë, të lëmë pas atë që kemi kaluar gjatë këtyre dy muajve. Bashkë me ju e ata që nuk janë në sallë, me të gjithë aktorët e faktorët e vendit, të derdhim energjitë pozitive për futbollin, lojën tonë të dashur.

Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe ju garantoj se do të jem në shërbimin tuaj gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.