E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Armando Cungu rikthehet tek Kukësi
Sport

Armando Cungu rikthehet tek Kukësi

Ende pa mbyllur një vit kalendarik, Peter Pacult është larguar nga drejtimi i skuadrës së Kukësit.

Barazimi 0-0 në Shkodër, në ndeshjen e parë ndaj Valetës, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League, ka pasur një ndikim thelbësor në këtë vendim.

Edhe pse në fillim të merkatos verore ishte konfirmuar, objektivi i drejtuesve të skuadrës verilindore ka qenë padyshim kalimi i të paktën një raundi në kupat e Europës, gjë që është kompromentuar deri në njëfarë pike, pas ndeshjes së parë ndaj maltezëve në ‘Loro Boriçi’.

Gjithsesi, më tepër sesa rezultati ka qenë dhe një lojë jo shumë bindëse, që me sa duket ka bindur presidentin Safet Gjici të marrë vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies me Peter Pacult.

Pasardhësi i trajnerit austriak do të jetë tmrajneri shkodran, Armando Cungu, ai që ishte pjesë e historisë që bëri Kukësi në kupat e Europës rreth 5 vite më parë.

Ndeshja e kthimit mes Vallettës dhe Kukësit do të luhet më 17 korrik në kryeqytetin maltez.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.