Armina shtatzënë? Blogerja zbulon të vërtetën në “Pop Culture”
Është shkruar shumë nëpër portale e në gazeta se Armina Mevlani është shtatzënë, por a është e vërtetë kjo gjë?
Ajo foli edhe për dasmën me Shkëlzen Berishën, duke thënë se nuk do të ketë një ceremoni këtë vit. “Dasma nuk do të organizohet këtë vit, por do ta bëjmë shumë afër. Përgatitjet kanë filluar. Dasmën do ta bëjmë në Shqipëri, por jam akoma duke i parë gjërat”.
Po për dasmën mbretërore të Harry dhe Meghan, çfarë mendon ajo: “Meghan më pëlqen shumë. Por mendoj se fustani ishte më i thjeshtë se ç’duhej. Ishte një fustan jo pranveror dhe shumë i thjeshtë. Edhe komentet kanë qenë mjaft negative në këtë pjesë. Sigurisht që nuk ishte i shëmtuar, por prisnim diçka më shumë”, tha Armina.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



