E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Himarës me 12 vota të Këshillit Bashkiak
Lajme

Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Himarës me 12 vota të Këshillit Bashkiak

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë, pas dorëheqjes së Blerina Balës.

12231

Në përfundim të mbledhjes, me 12  vota kryetar i ri i komanduar është zgjedhur Arqile Bollano, ndërsa opozita zgjodhi ta bojkotojë mbledhjen.

Mbledhja u shoqërua me debate dhe diskutime kete te premte. Kreu i këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj është shprehur se sipas statutit caktohet një nga dy nënkryetarët, ndërsa nënvizoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të zgjidhet një kryetar për Himarën.

“Ushtrimi i mandati fillon në çastin kur bën betimin dhe kur përfundon betimin kandidati pasardhës. Ne jemi përballë këtij fakti pasi edhe në mbledhjen e mëparshme ne kemi pasur këto debate. Por ne duhet të marrim një vendim për të zgjedhur një kryetar për Himarën. Himara nuk është vetëm e jona. Unë rekomandoj që të zgjedhim, ligji e përcakton, janë dy nënkryetarë, të dy burra të nderuar”, tha ai.

“Belerit nuk i është lejuar betimi, dhe gjithë këto debate kanë ardhur vetëm për shkak të kësaj. Mandati i takon Fredi Belerit që është zgjedhur nga sovrani, nga populli. Dua të kujtoj se sot kishim tjetër rend dite, mbledhja duhet të mbahej në orën 10:00 dhe e zhvilluan në orën 16:00. Këtu rregullorja është shkelur kryekëput”, kështu u shpreh një pjesëtaret e kësaj mbledhje.

21 këshilltarët bashkiakë do të zgjedhin mes dy nënkryetarëve Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, ky i fundit më herët ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të partisë socialiste në Himarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.