E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Belerit/ Celibashi: Ja çfarë nuk e ndalon të kandidojë në zgjedhje
Lajme

Arrestimi i Belerit/ Celibashi: Ja çfarë nuk e ndalon të kandidojë në zgjedhje

Kreu i KQZ-së Ilrjan Celibashi ka deklaruar se edhe pse kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është lënë në burg ai mbetet ende në garën e zgjedhjeve vendore.

Në një intervistë për mediat, Celibashi ka theksuar se gjërat do të ndryshojnë vetëm nëse Beleri do të dënohet me vendim të formës së prerë.

“Arrestimi i Belerit nuk është aspak një gjë që shkon për mirë. Nuk kam koment pasi kjo lidhet me organet e drejtësisë, por nga pikëpamjet e ligjit ai mbetet kandidat dhe votuesit mund ta votojnë nëse duan. Ai nuk është i ndaluar nga gara edhe pse nuk është fizikisht aty. Gjërat ndryshojnë vetëm nëse ai dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale që nuk lejohet të kandidosh nga ligji i dekriminalizimi”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.