E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Belerit/ “Qeveria greke do të monitorojë rastin e Belerit”, ministri Dendias: Arrestimi 2 ditë para zgjedhjeve nëse s’ka prova, skandal!
Politikë

Arrestimi i Belerit/ “Qeveria greke do të monitorojë rastin e Belerit”, ministri Dendias: Arrestimi 2 ditë para zgjedhjeve nëse s’ka prova, skandal!

Ka reaguar ministri i Jashtëm, Nikos Dendias në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. 

Ai tha se nëse nuk ka prova për arrestimin e tij, ky është një skandal. Ndërkohë, Dendias pohoi se kjo çështjes do të ndiqet nga Greqia.

“Arrestohet anëtari i minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar Bashkie në Himarë të Shqipërisë, së bashku me një tjetër grek. Dua të them se nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut.
Për këtë kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Borrell, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze, si Presidencë në detyrë. Qeveria greke do ta monitorojë këtë nga afër.
E përsëris, diçka që e njohu edhe kryeministri shqiptar Rama. Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të forta, përbën skandal.”, tha ai.

Mirëpo shumë qytetarë dhe mediat greke e kanë cilësuar këtë arrestim, si një sulm personal i Edi Ramës. Mbrëmjen e djeshme në Opinion, vetëm pak orë para arrestimit, Edi Rama tha se do merrej personalisht me fredi Bejlerin dhe me personat që e mbështesin atë për të kërkuar vota.

Ndër të tjera, ai nuk i ka ndalur ofendimet për Bejlerin, duke e quajtur maskara dhe injorant.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.