E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Arrestimi i Fredi Belerit me porosi të Ramës”, Vangjel Dule mohon akuzat për blerje votash nga kandidati i “BF” në Himarë: Tentativa për…
Politikë

“Arrestimi i Fredi Belerit me porosi të Ramës”, Vangjel Dule mohon akuzat për blerje votash nga kandidati i “BF” në Himarë: Tentativa për…

Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të Bashkë Fitojmë për Himarën, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje të votave. 

Dule pak pas arrestimit, ishte i pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës. Dule e quan sulëm të pastër politik dhe bënë thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama.

“Pas një jave urrejtje, përçarje, lançimi, nga ana e kryeministrit Edi Rama kundër zotit Beleri, me urdhër dhe porosi të tij, forca policore, rrëmbyen në qendër të qytetit, me një skenë të shëmtuar, për në komisariatin e Vlorës, zotin Beljeri dhe avokatin e tij. Është akt i paprecedent dhe i pashpjegueshëm. Fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare. Bëjmë thirrje për lirimin e tij. Garantimi i procesit zgjedhor dhe i votës, dhe heqja dorë nga intimidimi nga zoti Rama për qytetarët. Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë përsëri dhe sot t’u drejtohemi mediave, që të jenë të pranishme që të bëhet procesi transparent.”, tha Dule.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.