E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI që fshehu dhe takimin me Ramën, Alibeaj: Akuzat kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar
Lajme

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI që fshehu dhe takimin me Ramën, Alibeaj: Akuzat kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas arrestimit të ish zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus dhe fshehjes së takimit të tij me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar transparencë.

-640-0-1662372853xalibeajpng-344

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se takimi i ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama në vitin 2017 duke hetuar dhe të kërkohet transparencë nga autoritetet.

“Akuzat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar. Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrëdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik”, shkruan Alibeaj.

Kujtojmë se media prestigjioze CNN ka postuar një artikull mbi ngjarjen, ku përmendet edhe fakti që McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i Inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari.

McGonigal po përballet me akuza në Nju Jork për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe akuza për pastrim parash për bashkëpunimin në vitin 2021 me Oleg Deripaska, një oligark rus, i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

“Ai akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225,000 dollarëve në pagesa”, shkruan CNN. Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal dështoi të zbulonte në formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë persona.

Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse. Ish-punonjësi i Inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.