Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon kryeministri Rama
Emrat e zyrtarëve të arrestuar janë Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.
Dyshohet se ata kanë abuzuar me lejet e ndërtimit ndërkohë që policia dhe FNSH kanë zbarkuar nëpër institucione për të sekuestruar materiale që implikojnë këta zyrtarë.
Ky operacion i SPAK vjen menjëherë pas paralajmërimit të bërë nga kreu i këtij institucioni një ditë më parë. Arben Kraja në një konferencë në kuadër të luftës kundër korrupsionit deklaroi se do të arrestohen zyrtarë të cilët kanë abuzuar me fondet publike.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit se kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar nga policia, nën dyshimet për korrupsion Kryeministri
Rama postim ne Twitter: Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



