E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i punonjëses së AKSHI-t për trafik droge, Partia e Lirisë: Ja kujt ia ka besuar Edi Rama të dhënat personale të shqiptarëve dhe sigurinë kombëtare
Lajme

Arrestimi i punonjëses së AKSHI-t për trafik droge, Partia e Lirisë: Ja kujt ia ka besuar Edi Rama të dhënat personale të shqiptarëve dhe sigurinë kombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas skandalit të publikuar për një punonjëse të institucioni qeveritar si AKSHI, e cila akuzohet si e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Duke përmendur dhe faktin që ajo ishte e denoncuar më herët nga KQZ edhe për manipulim të procesit zgjedhor, Blushi thotë se ky “është treguesi më i qartë se kujt ia ka besuar Edi Rama të dhënat personale të shqiptarëve dhe sigurinë kombëtare”.

“Vetëm nëpërmjet punësimit të trafikantëve të drogës dhe vjedhësve të votave, Edi Rama mund ta kishte të lehtë t’i dorëzonte të dhënat e shqiptarëve në duart e patronazhistëve, për t’u bërë presion qytetarëve në zgjedhje!”, shkruan Blushi.

REAGIMI I PLOTE

Përfshirja e një punonjëse të AKSHI-t në trafikun ndërkombëtar të drogës, e denoncuar më herët edhe për implikim në vjedhje të votave për llogari të “Rilindjes” është treguesi më i qartë se kujt ia ka besuar Edi Rama të dhënat personale të shqiptarëve dhe sigurinë kombëtare.

Vetëm nëpërmjet punësimit të trafikantëve të drogës dhe vjedhësve të votave, Edi Rama mund ta kishte të lehtë t’i dorëzonte të dhënat e shqiptarëve në duart e patronazhistëve, për t’u bërë presion qytetarëve në zgjedhje!

Kjo është edhe arsyeja pse shteti është nxjerrë lakuriq para sulmeve kibernetike nga vende jo mike sepse sigurinë kombëtare Edi Rama e mbron me trafikantë droge!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.