E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Sahit Dollapit, opozita vendos zhvillim e dy protestave. Ja axhenda
Lajme

Arrestimi i Sahit Dollapit, opozita vendos zhvillim e dy protestave. Ja axhenda

Strukturat drejtuese të opozitës gjatë mbledhjes urgjente të orëve të vona kanë vendosur zhvillimin e dy protestave të mëdha.

 

Protesta e parë do të zhvillojnë ditën e dielë në orë 11:00 një protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për arrestimin e Sait Dollapit.

Ndërkohë që protesta e dytë do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:30, ku PD dhe LSI do të thërrasin një tubim kombëtar para Kryeministrisë.

******

Arrestimi i dhunshëm i Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi ka ndryshuar rrjedhën e protestave të opozitës.

Pas përplasjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës me forcat e rendit, partitë e opozitës po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të strukturave drejtuese për të vendosur se si do të veprohet në kuadër të zhvillimeve të reja me protestat.

Në mbledhjen që po zhvillohet në selinë e PD-së janë strukturat e Grupit Parlamentar, Kolegjit të Kryetarëve, si dhe Grupi i LSI-së.

Burime nga PD bëjnë me dije se pjesë e diskutimeve është skenari i përshkallëzimit të protestave, të cilat me gjasa nuk do të jenë më paqësore apo të moderura.

Ende nuk është marrë një vendim zyrtar, por burime bëjnë të ditur se protestat do të jenë të vazhdueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.