E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi në Itali i Adriatik Llallës, reagon SPAK me njoftim zyrtar
Lajme

Arrestimi në Itali i Adriatik Llallës, reagon SPAK me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka reaguar me nje njoftim zyrtar për arrestimin ne Itali te ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se Llalla është arrestuar në datën 10.12.2021 nga autoritetet policore italiane.

Më datë 14 dhjetor, SPAK ka dorëzuar tek Ministria e Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Adriatik Lallës nga Italia në Shqipëri.

“Më datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, se në datë 10.12.2021, autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.

Sot në datë 14. 12. 2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Lalla nga Italia në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e SPAK.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.