E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi në lokalin e tij i Rexhep Rapit, 58-vjeçari lëvizte me makinë të blinduar
Publik News

Arrestimi në lokalin e tij i Rexhep Rapit, 58-vjeçari lëvizte me makinë të blinduar

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për arrestimin e shtetasit Rexhep Rapi, i cili njihet ndryshe edhe me nofkën ‘Kep Rapi’, dhe që rezulton me precedent të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të tij në autostradën Durrës-Tiranë, pas informacioneve që kishin marrë se ai mbante armë pa leje me vete.

Mësohet se poshtë banakut, në një çantë dore është gjetur një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste shtetasit Rexhep Rapi.

Ky i fundit lëvizte edhe me makinë të blinduar, e cila është sekuestruar nga policia.

Rexhep Rapi, në mars të vitit 1991, u akuzua se ka vrarë në Portin e Durrësit, për gjakmarrje, shtetasin A. Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth.

Rapi u arrestua për këtë krim në 1994 dhe u lirua për mungesë provash.

Njoftimi nga Policia e Durrësit

Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionle e DVP Durrës më bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Procedohet penalisht një tjetër shtetas për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe mjeti i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas dispononte armë zjarri me vete, menjëherë Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës kanë mirëorganizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Rexhep Rapi., 58 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të mara se në ambinetet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një shtetas i cili dispononte armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste shtetasit Rexhep Rapi.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi G. M., (punonjës i subjektit), i cili kishte dijeni për armën e zjarrit dhe nuk ka treguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe mjeti tip “Benz”, i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.