E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi u cilësua i paligjshëm, lirohen 5 punonjësit e OSHEE që u arrestuan për laboratorin e drogës në Shkodër
Lajme

Arrestimi u cilësua i paligjshëm, lirohen 5 punonjësit e OSHEE që u arrestuan për laboratorin e drogës në Shkodër

Ka zgjatur vetëm disa orë arrestimi i pesë punonjëseve të OSHEE, të cilët u arrestuan në Shkodër pas zbulimit të një laboratori droge në Shkodër dhe u dyshuan për shpërdorim detyre.

Prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve te OSHEE.

Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

Operacioni u zhvillua në orët e para te mëngjesit te sotëm, ku policia arrestoi 8 persona pas zbulimit te një laboratori droge ne Berdice.

Mes te arrestuarve ishin edhe 5 punonjësit e OSHEE te dyshuar se nuk kane konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës.

“Sekuestrohen 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë. Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë”, tha policia ne njoftimin zyrtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.