E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen 2 grabitësit e dhunshëm policë te Liqeni
Publik News

Arrestohen 2 grabitësit e dhunshëm policë te Liqeni

Dy policë, njeri i patrullës, tjetri i bashkisë

Dy grabitës të dhunshëm tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë, kishin kohë që po zhvasnin të rinjtë, u merrnin sendet me vlerë, paratë dhe celularët. Në rastet kur ndalonin të rinj që pinin cigare hashashi, u merrnin paratë dhe i lidhnin edhe me pranga.

Por, pas arrestimit, rezultoi se që të dy hajdutët e rrezikshëm, ishin policë!!! Njëri ishte i patrullës së Komisariatit nr.1 dhe tjetri i Policisë bashkiake.

Emrat e të arrestuarve janë: efektivi i Komisariatit nr1, Serxhio Cani, 23 vjeç dhe polici bashkiak, Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.

Ndalimi i tyre është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Për këtë rast është njoftuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.