E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen 2 inxhinierët në Tiranë, përgjegjës për  vdekjen e  punëtorit
Publik News

Arrestohen 2 inxhinierët në Tiranë, përgjegjës për vdekjen e punëtorit

Ditën e djeshme rreth orës 12:30, 63 vjeçari Mhill Përpepaj që po punonte në ndërtimin e një pallati te “Fusha e Aviacionit” në Tiranë ra tragjikisht nga lartësia dhe humbi jetën.

Ditën e sotme policia bën me dije se ka arrestuar inxhinierin B.Ç, 42 vjeç dhe K.K, 26 vjeç, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen se nuk kane zbatuar rregullat e sigurimit teknik, që ka sjellë edhe vdekjen e 63 vjeçarit Mhill Përpepaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të një pallati në ndërtim, ku ditën e djeshme humbi jetën një 63-vjeçar, gjatë kohës që po punonte në këtë objekt.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe grupi hetimor, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë kanë kryer gjithë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën punëtori i këtij objekti, shtetasi M. P., 63 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.