Arrestohen 22 persona, mes tyre dy agjentë krimesh në Rinas: Dërgonin njerëz në Kanada me dokumente false
Një operacion me disa të arrestuar është finalizuar sot në mbrëmje në Tiranë. Burime bëjnë me dije se këta persona dërgonin njerëz ne Kanada dhe Amerikë më viza false.
Mësohet se janë 22 të arrestuar. Ndërkohë bëhet e ditur se dy agjentë krimesh në policinë e Rinasit janë mes 22 të arrestuarve.
Operacioni është zhvilluar në aeroportin e Rinasit pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim edhe me partnerët e huaj.
Sipas burimeve, punonjësit e arrestuar janë shtetasit me iniciale B.I. dhe B.M. Ndërkohë pritet një njoftim zyrtar nga policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



