E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen 3 persona në Dibër
Lajme

Arrestohen 3 persona në Dibër

Policia e Dibrës vuri në pranga 3 persona pas një sherri për motive pronësie dhe një tjetër për motive banale.

Ngjarja e parë ka ndodhur në njësinë administrative Muhurr, ku është arrestuar A.M, 33 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi  gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës A.M. 52 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në një tjetër sherr janë arrestuar edhe dy persona të tjerë L.Gj. 31 vjeç dhe O.Sh. 37 vjeç pasi kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të  trupit, M.(S).D. 35 vjeç, banues në Dibër, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.