Arrestohen 5 inspektorë të IMT në Tiranë, në kërkim 3 të tjerë
Mbyllën ‘sytë’ për ndërtimet pa leje
Pesë inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) u vunë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e operacionit të koduar “Wrong Project”, i zhvilluar për ndërtime të paligjshme në zonën rezidenciale të Saukut.
Sipas uniformave blu, inspektorët dyshohen se kanë lejuar ndërtimin pa leje të tre objekteve, ndërsa dy shtetas të tjerë janë nën hetim. Përveç inspektorëve, u ndaluan edhe administratorët dhe drejtuesit teknikë të subjektit ndërtues, të përfshirë në realizimin e tri objekteve.
Operacioni u zhvillua në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Hapësira publike”, me objektiv kontrollin dhe ndëshkimin e ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të hapësirave publike.
Sipas policisë, për rastin konkret:
-
U ndaluan me iniciativë shtetasit: Gj. M., 38 vjeç; K. R., 48 vjeç; A. D., 35 vjeç; O. C., 41 vjeç; E. D., 32 vjeç; një tjetër u procedua në gjendje të lirë, ndërsa tre inspektorë të tjerë janë në kërkim për shpërdorim detyre.
-
U ndaluan gjithashtu drejtues teknikë dhe administratorë të subjektit ndërtues, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, duke përfshirë arkitektin e projektit.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të 14 shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme. Kontrolli dhe verifikimi i hapësirave publike do të vazhdojë në kuadër të planit mbarëkombëtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



