E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen dy djem palestinezë në Tiranë, kallëzimin e bëri një femër, policia më pas zbuloi se pas Vitit të Ri…
Publik News

Arrestohen dy djem palestinezë në Tiranë, kallëzimin e bëri një femër, policia më pas zbuloi se pas Vitit të Ri…

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Start one”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

– O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.