Arrestohen dy gra në Kakavijë, pjesë e organizatave kriminale në trafikun e drogës
Dy shqiptare të shpallura në kërkim nga policia janë arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës. Në pranga janë vënë Aneta Bramo dhe një tjetër grua.
Sipas policisë Bramo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja me akuzën e trafikut të drogës në kuadër të organizatës kriminale dhe shkelje të urdhrit të ndalimit.
Ndërkohë është vënë në pranga edhe një tjetër shqiptare e kërkuar nga Belgjika emri i të cilës nuk bëhet i ditur.
Edhe ajo akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



