Arrestohen dy hajdutët e kasetofonave të makinave
Policia e Tiranës ka finalizuar një aksion, në i cili ka realizuar me dy të arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit kanë thyer xhamat e 6 makinave për të grabitur aksesor të ndryshëm.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të braktisur në afërsi të banesës së shtetasit Flogert Hasa, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale aksesorët e vjedhur (bateri dhe kasetofona)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi policisë
Thyejnë xhamat e 6 automjeteve me qëllim vjedhjen e aksesoreve, identifikohen nga Policia.
Arrestohet njeri prej autoreve, si dhe shpallet në kerkim autori tjetër.
Shërbimet e policisë të Komisariatit nr 6, arrestuan shtetasin :
• Flogert Hasa, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit :
• P. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i shtetasit Flogert Hasa si dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.A., u bë pasi më datë 24.01.2018 rreth orës 03.00 në rrugën “Thoma Koxhaj” në Kombinat, këta dy shtetas dyshohet se kanë thyer xhamat e 5 automjeteve, si dhe kanë vjedhur kasetofona dhe bateri të këtyre mjeteve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të braktisur në afërsi të banesës së shtetasit Flogert Hasa, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale aksesorët e vjedhur (bateri dhe kasetofona).
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autorë të ngjarjes të ndodhur më datë 11.01.2018, në rrugën ”Foto Xhevella”, ku kanë thyer xhamin e një automjeti dhe kanë vjedhur kasetofonin dhe baterinë.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohen se mund të kënë kryer.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 134 -25 dhe 150 të Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



