E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen dy policë në Tropojë
Lajme

Arrestohen dy policë në Tropojë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar dy punonjës policie në Tropojë për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Të arrestuarit janë nënkomisari F. Gj., specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban, pranë Komisariatit të Policisë Tropojë dhe inspektor B.Rr., po specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban në Tropojë.

SHÇBA njofton se nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se në 27 janar në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit për Çështjet e Brendshme është paraqitur përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh, i cili ka bërë kallëzim penal se në datë 16 janar 2021 është njoftuar nga një person se ka ndodhur aksident në rrugën Tropojë – Lekbibaj, ku janë përplasur dy mjete.

Shoferit, thotë më tej SHÇBA-ja, i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi. Por vijon më tej njoftimi, “pas materialit kallëzues u krye hetim administrativ për rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin objektiv të fajtorit si dhe veprimet e punonjësve të policisë në raport me ngjarjen. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet” thotë SHÇBA.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për dy punonjësit e policisë të cilët janë arrestuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.