E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen dy të rinjtë në Lezhë,ishin shpallur në kërkim
Publik News

Arrestohen dy të rinjtë në Lezhë,ishin shpallur në kërkim

Kanë rënë në prangat e policisë dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në pranga ka rënë shtetasi K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me drejtues shtetasin K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim Kapen dhe ndalohen2 shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 Tiranë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me drejtues shtetasin K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua.

Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.