E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen të dyshuarit për vjedhjen e 200 milionë lekëve. Ja çfarë regjistruan kamerat e sigurisë
Lajme

Arrestohen të dyshuarit për vjedhjen e 200 milionë lekëve. Ja çfarë regjistruan kamerat e sigurisë

Tre persona nga Laçi e Tirana janë shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë pas një aksioni të befasishëm të zhvilluar sot në mbrëmje

Të arrestuarit dyshohen si autorë të vjedhjesh së 200 milionë lekëve në supermarket “Halo” në të gdhirë të 11 dhjetorit.

Policia është ende duke marrë në pyetje të dyshuarit dhe mësohet se në bashkëpunim me Prokurorinë ka dyshuar prova të mjaftueshme për vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Edhe pse hajdutët kanë marrë DVR-në kryesore të kamerave të subjektit, mësohet se ata nuk kishin arritur të marrin një tjetër server të fshehur të dy kamerave.

Në pamjet e sekuestruara mësohet se dallohen 3 të rinj të veshur me kostume sportive me kapuç, me maskë Covid, që transportojnë disa çanta ku dyshohet se janë marrë nga kasaforta. Në një filmim tjetër dallohet njëri prej të rinjve që hidhet nga kati i dytë i godinës, midis disa çarçafëve të ndërruar.

Detaje të tjera nga operacioni pritet të zbardhen në orët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.