E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen  tre falsifikatorë pasaportash
Lajme

Arrestohen tre falsifikatorë pasaportash

pasaporta, Prokuroria Tiranë arreston 3 shtetas, sekuestrohen kartëmonedha të falsifikuara.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar procedimin penal për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim” dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 186, 189, 192  e 287 të K.Penal.

Objekt i hetimit rezulton të jetë një grup falsifikatorësh të cilët kryenin detyra të veçanta sipas roleve përkatëse për falsifikimin e çdo lloj dokumenti.

Hetimi është ndjekur me metoda proaktive si përgjime, vëzhgime dhe blerje të simuluar duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë lidhur me kryerjen e blerjeve të simuluara si dhe përgjimin e personave të dyshuar.

Në vijim të hetimeve pas dokumentimit të plotë të veprimtarisë kriminale, u kërkua nga ana e Prokurorisë caktimi i masës së sigurisë “arest në burg” për shtetasit G.Xh.; A.B.; dhe Sh.B.

Si dhe u kërkua lejimi i kontrollit të disa ambienteve. U kryen kontrollet në 5 ambiente ku u sekuestruan celularë, usb, laptopë, certifikata pronësie, dokumente dhe kartëmonedha të falsifikuara etj.

Hetimet janë në vijim për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë gjithë përfituesit e këtyre dokumenteve të falsifikuara pasi dyshohet se këto dokumente janë përdorur për të përfituar pasuri, për t’i shpëtuar kërkimit apo për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme kriminale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.