E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 26-vjeçari në Burrel, plagosi me thikë dy vëllezërit në janar të këtij viti
Publik News

Arrestohet 26-vjeçari në Burrel, plagosi me thikë dy vëllezërit në janar të këtij viti

Është arrestuar në Burrel 26-vjeçari i cili së bashku me dy persona të tjerë, plagosi me thikë vëllezërit A.SH., 25 vjeç dhe A.SH., 22 vjeç.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Burrelit në 4 janar të këtij viti. Ndërkohë shtetasi A.N, një prej pjesmarrësve në krim u arrestua ditën e ngjarjes, ndërsa një tjetër është i shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Burrel

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe arrestohet autori i dytë, i cili me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, plagosën me thikë dy vëllezër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, pas një pune dhe hetimi 3 mujor, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim : L. L., 26 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me shtetasin A.N, (i arrestuar ditën e ngjarjes), dhe shtetasin e shpallur në kërkim XH.M , pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.