E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 27 vjeçari në Tiranë, ishte shpallur në kërkim prej 6 vitesh
Publik News

Arrestohet 27 vjeçari në Tiranë, ishte shpallur në kërkim prej 6 vitesh

Prej 6 vitresh ishte shpallur në kërkim për plagsoje me armë zjarri për motive të dobëta, ndërsa ditën e sotme Policia e Shtetit ka arritur të arrestojë Anxhelino Çervanakun.

Çervanaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, në korrik të vitit 2014 plagosi B.M, ndaj Gjykata e Vlorës e dënoi me 5 vite burg.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Anxhelino Çervanaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi në korrik të vitit 2014, ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin B. M.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

NGA VERIU NË J

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.