E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 27-vjeçari që aksidentoi për vdekje këmbësorin
Lajme

Arrestohet 27-vjeçari që aksidentoi për vdekje këmbësorin

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësor në autostradën “Milot-Morinë”.

Siç bëhet me dije nga njoftimi i policisë, A.M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Gjegjan, ka përplasur për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

“Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën në aksident dhe materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.