E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për shpërndarje droge
Lajme

Arrestohet 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për shpërndarje droge

Një 28 vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar në Rinas.

A. R., ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë në lokale nate, në afërsi të shkollave në Tiranë

Ajo u ndalua pasi Gjykata e e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Rinas/ Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Harta”. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijm të kontrolleve për kapjen e shtetasve ne kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i RSh-së, kanë ndaluar shtetasen A. R., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasja A. R. ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.