E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 30-vjeçari që plagosi studenten në Vlorë, Policia: Kishte edhe 2 granata
Publik News

Arrestohet 30-vjeçari që plagosi studenten në Vlorë, Policia: Kishte edhe 2 granata

Pas plagosjes së një vajze të re në Vlorë, Policia ka arrestuar të riun që qëlloi ndaj saj dhe zbardhi emrat e protagonistëve të kësaj ngjarje të rëndë.

Mësohet se vajza 20-vjeçare, Kostandina Zanaj, e lindur në Berat, është studente në Vlorë. Ajo është jashtë rrezikut për jetën në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Ndërsa, autori i plagosjes së saj, është Fadil Likaj, 30 vjeç me banim në Shtoj të Shkodrës dhe ai u arrestua menjëhërë pas ngjarjes.

Ka rezultuar se Likaj veç pistoletës, kishte edhe dy granata.

Policia tha se arrestimi u bë brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

“Më datë 25.09.201, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.