Arrestohet 32 vjeçari nga Kazakistani në Murriqan
31 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti gjerman pasi akuzohej për trafik të narkotikëve. Tashmë do të pritet ekstradimi i tij drejt Gjermanisë.
Njoftimi i policisë; Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani ku Gjykata Lokale e Kempten me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



