Arrestohet 33-vjeçari në Shkodër! E shoqja me disa dëmtime në trup
33-vjeçar është arrestuar në zonën e Dajçit në Shkodër pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Policia njofton se në pranga është vendosur i riu me iniciale A.P. banues në fshatin Mushan.
Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të shoqes, duke i shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit.
Njoftimi i policisë:
Nga Seksioni për Hetimin e Kirimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi i shtetasit; A. P., 33 vjeç banues në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



