E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 33 vjeçari!Përplasi me automjet efektivin e policisë
Publik News

Arrestohet 33 vjeçari!Përplasi me automjet efektivin e policisë

Në pranga është vendosur Marlind Ymeraj i cili po udhëtonte me mjetin tip “Benz”.

Sipas njoftimit të policisë, i riu po xhironte gomat e makinës dhe duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Ngjarja ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të komisariatit nr.2. Pasi mbërriti policia ai është larguar me mjet.

Në ndihmë të patrullës së përgjithshme është vënë dhe një patrullë e Shqiponjave por sërish i riu nuk ndaloi. Gjatë manovrave me makinë, ai përplasi një automjet të Shqiponjave si dhe një efektiv.

“Drejtuesi i mjetit, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Në ndihmë të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar edhe Forca e  Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera, të cilët i kanë bllokuar rrugën automjetit, në bulevardin “Gjergj Fishta”, me qëllim që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Punonjësi i policisë S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve. Drejtuesi i mjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi, neutralizimi dhe prangosja e tij” – njofton policia.

Gjithashtu burime për Panorama.al njoftojnë se ai ishte në gjendje të dehur. Sipas policisë Marlind Ymeraj është gjobitur 3 herë brenda 10 ditësh si dhe është arrestuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, aksidentoi punonjësin e Policisë dhe dy mjete të Policisë, vihet në pranga 33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

33-vjeçari, i ndëshkuar administrativisht edhe tri herë të tjera brenda 10 ditëve, për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara.

Policia Rrugore i pezullon lejen e drejtimit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe qarkullim në sens të kundërt, i heq të gjitha pikët e lejes së drejtimit, e ndëshkon me vlerë maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Y., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sallën e Komandimit të DVP Tiranë kanë ardhur telefonata nga qytetarët se një mjet tip “Benz” po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Menjëherë, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit.

Drejtuesi i mjetit, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në ndihmë të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar edhe Forca e  Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera, të cilët i kanë bllokuar rrugën automjetit, në bulevardin “Gjergj Fishta”, me qëllim që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Punonjësi i policisë S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve.

Drejtuesi i mjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi, neutralizimi dhe prangosja e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Shkatërrim i pronës” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.