E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 37-vjeçari në Kamzë, e kanosi me armë pasi e rrahu
Lajme

Arrestohet 37-vjeçari në Kamzë, e kanosi me armë pasi e rrahu

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Vihet në pranga 37-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë zjarri.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, municion luftarak dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kasallë një shtetas mbante armë zjarri dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kasalla”.

Si rezultat i tij u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. M., 37 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Shtetasi M. M., mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë. Ky shtetas në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit përreth banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. Po gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.