E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë; ishte dënuar me 7 vite burg
Lajme

Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë; ishte dënuar me 7 vite burg

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 7 vite burg është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas policisë, në pranga ra Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

“Tiranë/Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”

Kapet dhe ndalohet 46-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.