Arrestohet 48-vjeçari, aksidentoi për vdekje 3-vjeçarin
48-vjeçari A. H., nga Berati është arrestuar ditën e sotme pasi aksidentoi për vdekje 3-vjeçarin në fshatin Drenovicë, Ura Vajguore të Beratit.
Pasi e ka aksidentuar ai është larguar nga vendngjarja. Autori i ngjajrjes ka qenë drejtuesi i mjetit tip “Benz”. Fëmija ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Berat
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



