E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 49-vjeçari shqiptar me  laborator droge, 200 mijë euro kokainë në shtëpi
Lajme

Arrestohet 49-vjeçari shqiptar me laborator droge, 200 mijë euro kokainë në shtëpi

Një 49 vjeçar shqiptar u prangos nga karabinierët në Pesaro, Itali. Ai shiste doza kokaine nga 50 deri në 100 euro.

Sipas medieve italiane, ai u identifikuar nga policia pasditen e së premtes, duke kontaktuar “klientë” të rinj në rrugë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e tij, i pa dënuar më parë dhe i papunë.

Pasi u kap në flagrancë, Karabinierët kanë identifikuar vendbanimin e tij, duke zbuluar një laborator me doza të ndryshme për prerjen e kokainës, peshore elektronike dhe para.

Një tjetër sasi kokaine u gjet në makinë, me një peshë totale gati 1 kg, me një vlerë prej rreth 200 mijë eurosh. Burri u arrestua dhe u burgos në burgun e Pesaros.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.