E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 52-vjeçari dibran për deklaratë të rremë
Publik News

Arrestohet 52-vjeçari dibran për deklaratë të rremë

Ditën e djeshme në Dibër Faik Zeqja 52 vjeç, u paraqit në spital me plagë, teksa tha se kishin plagosur me armë zjarri.

Pas hetimeve ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, 52 vjeçari duke drejtuar automjetin tip ‘kamionçinë’, në gjendje të dehur  dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar  në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.

52 vjeçari i është nënshtruar testit të alkollit dhe ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.

Zeqja është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallzim i rremë”.

Njoftimi i policisë:

Deklaroi në spital se ishte plagosur me armë zjarri, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga për deklarim të rremë.

Në orët e mbrëmjes  së datës 25.12.2020, shtetasi F. Z., është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore Maqellarë, i cili pretendonte se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe nga veprimet e shpejta  e profesionale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, shtetasi F. Z., duke drejtuar automjetin tip ‘kamionçinë’, në gjendje të dehur  dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar  në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.

Shtetasit F. Z., i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.

Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

F. Z., 52 vjeç, banues në Majtarë, Dibër për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallzim i rremë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për  veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.